Arrestohet ish-komandati boshnjak, Naser Oriq në Bern

Pas lëshimit të urdhër-arrestit nga ana e Serbisë, është arrestuar në Bern, Naser Oriq, i cili aktualisht është në paraburgim dhe në pritje të ekstradimit.

Lajme

10/06/2015 17:58

Oriq i cili ishte komandant në luftën e Srebrenicës, ishte nisur për në Zvicër ku po shënohet 20-vjetori i krimit në Srebrenicë.

Në shkurt të vitit të kaluar Interpoli serb kishte ngritur urdhër arrest ndaj Oriq, pasi që prokuroria serbe dyshon se ai kishte kryer krime kundër serbëve në Podrinje gjatë vitit 1992.

Dyshohet se Oriq, së bashku me katër të dyshuar të tjerë gjatë 12 korrikut të vitit 1992, kishte kryer krime kundër civilëve në Zallazje, Potoqar i Poshtëm, në komunën e Srebrenicës në pjesën lindore të BeH.