Arrestohet i mituri pasi kanosi shoqen e klasës

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor njofton se është arrestuar një i mitur.

Lajme

13/10/2018 15:20

Kjo pasi i dyshuari kanosi shoqen e klasës së tij. Ngjarja raportohet se ka ndodhur dje në qytetin e  Ferizajit, përcjellë lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit i mituri u dërgua në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj 12.10.2018 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i cili kishte kanosur në klasën e saj viktimën femër K-shqiptare e moshës së mitur. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.