Arrestohet i dyshuari tjetër për laboratorin e drogës në veri të Mitrovicës

Prokuroria Themelore e Mitroivcës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për personin  R.K., i cili u arrestuar dje nën dyshimet se u ka shitur barna disa persona tjerë të dyshuar për përpunimin e substancave të dyshimta narkotike.

Lajme

21/06/2018 13:23

I dyshuari R.K. u arrestua dje nga Policia e Kosovës në jug të Mitrovicës dhe ende ndodhet nën masën e ndalimit policirë për 48 orë.

Policia e Kosovës, njësitë antidrogë ditë më parë kishishin zbuluar një laborator në fshatin Qukiq të Zubin Potokut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konformuar prokurorja Zejnije Kela.

“Unë sot e kam dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin në fjalë”, tha Kela.