Arrestohet i dyshuari që kërcënoi Berat Buzhalen

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se ditë më parë ka kërcënuar drejtorin e gazetës Express, Berat Buzhalen.

Lajme

23/04/2017 12:41

Policia, nëpërmjet një njoftimi, ka treguar se arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur sot.

“Lidhur me rastin pas hetimeve policore me 23.04.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti me datën e cekur, përmes rrjetit social facebook kishte kërcënuar viktimën mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan lajmi.net