Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar për vrasjen e një personi para tri dite në Gjakovë. Policia njofton se i arrestuari ka pranuar kryerjen e veprës.

Lajme

27/08/2014 14:51

Sipas policisë vrasësi i Përparim Krasniqit nga Peja, i cili ishte duke banuar në Gjakovë, është Rexhep Sh.(1986) nga fshati Sedllarë komuna Lipjan. Policia njofton se arrestimi i tij është bërë në Komunën e Malishevës.

“Njësiti i Hetimeve Rajonale – Sektori për krime serioze, gjatë hetimeve intensive kanë identifikuar dhe arrestuar personin e mundshëm të dyshuar, shtetasin shqiptar të Kosovës Rexhep Sh.(1986) nga fshati Sedllar komuna Lipjan, për rastin e vrasjes së ndodhur me datë 24.06.2014 rreth orës 05:45 në Gjakovë me një banesë në rr.” Tivari “ me ç’rast viktimë ishte Perparim Krasniqi (1993) banues në ketë vend”.

“Ky i dyshuar në fillim ishte i pa njohur dhe qe nga data e ndodhjes se rastit vrasjes gjendej në arrati dhe ishte i shpallur në kërkim policor nga njësitet përkatëse të hetimeve rajonale. Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim të plotë me njësite policore të Stacionit policor  në Malishevë , në fshatin Terpezë të Malishevës. Gjatë intervistimit policor në prezencë te avokatit mbrojtës,ky i dyshuar pranon të ketë kryer ketë rast vrasje.

I dyshuari armen me të cilën ka kryer veprën e përshkruan AK 47, të cilën pas kryerjes së veprës e ka hedhur diku në afërsi të autostradës në Malishevë, por e njëjta nuk është gjetur ende. I dyshuari me vendim të prokurorit shtetit është ndaluar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës.