Arrestohet i dyshuari për alarmet false në avionët e Turkish Airlines

Ndërkohë policia po heton mundësinë nëse alarmet e tjera false janë dhënë nga i njëjti person

Bota

20/07/2015 22:16

Arrestohet një i dyshuar për alarmet false në avionët e Turkish Airlines, raporton AA.

Nga informacionet e marra mësohet se një ekip i policisë së Stambollit ka hetuar alarmet false të cilat janë lëshuar deri më tani pas rritjes së numrit të tyre.

Në kuadër të hetimeve thuhet se është arrestuar një nga anëtarët e pezulluar të personelit të ekuipazhit të kabinës së një prej avionëve të kësaj kompanie.

Ndërkohë policia po heton mundësinë nëse alarmet e tjera false janë dhënë nga i njëjti person.

Nga ana tjetër mësohet se personi i arrestuar si i dyshuar për lëshimet e alarmit fals për bombë në një nga avionët e Turkish Airlines është pezulluar nga puna dhe mes tij dhe kompanisë ka një proces gjyqësorë në lidhje më këtë.