Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e 22 vjeçarit në Gjilan

Është arrestuar nga Policia e Kosovës i dyshuari kryesor për vrasjen e 22-vjeçarit në fshatin Bresalc të Gjilanit, Liridon Uruqi.

Lajme

29/07/2018 12:50

Arrestimin e tij për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot më 29 korrik, Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin kryesor të veprës penale, vrasje e rëndë”, ka bërë të ditur Hashani përmes një njoftimi shtesë.

Kujtojmë se mbrëmë, Policia e Kosovës kishte arrestuar edhe vëllaun e të dyshuarit kryesor, Sh.U./Lajmi.net/