Arrestohet i dehuri që gjuajti me armë para një restoranti në Istog

Në Istog është arrestuar një i dyshuar, i cili në gjendje të dehur fillimisht kishte shtënë me armë zjarri para një restoranti e më pas ka shkuar tek Kuvendi Komunal i kësaj komune me qëllim që të hyjë në zyrën e kryetarit, por është ndaluar nga personat përgjegjës.

Lajme

04/10/2018 11:51

Nga i dyshuari është konfiskuar arma-revole e llojit “Si Sauer” si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari u dërgua në qendrën e mbajtjes./Lajmi.net