Arrestohet hajni

Arlind B. nga Prizreni është arrestuar për shkak të dyshimeve për vjedhje. Ai kishte hyrë në një shtëpi dhe kishte vjedhur gjësende në vlerë rreth 2000 euro.

Lajme

14/12/2013 09:44

Arlind B. është arrestuar nga Policia në Prizren për shkak të dyshimit të bazuar se ka konsumuar elemente të veprës penale të vjedhjes. Sipas raporteve hetimore thuhet se i dyshuari kishte hyrë në një shtëpi në rrugën ‘Beteja e Koshares’, ku kishte vjedhur gjësende të arta në vlerë rreth 2000 euro.

Vjedhja është denoncuar në polici, ndërkaq i dyshuari ka përfunduar prapa grilave. Prokurori i shtetit ka nënshkruar vendimin për ndalim, ndërsa grupi hetimor po punon për ndriçimin e rasteve tjera që mund të jetë i përfshirë ky i dyshuar, raporton Kosovapress.

Ndërkaq, në Malishevë, policia ka arritur ta ndalë një automjet të llojit Golf II i cili pas hetimeve të kryera menjëherë pas rastit, rezultoi se ishte vjedhur pak orë më parë në Rakovinë të Gjakovës.

“Vetura e vjedhur ishte vërejtur në një rrugë të Malishevës dhe pasi policia kishte tentuar t’i afrohet veturës, ngasësi dhe dy persona tjerë ishin larguar me shpejtësi të madhe duke u përpjekur t’i ikën patrullës. Kurse, patrulla ka filluar ndjekjen dhe duke e parë se të dyshuarit do të kapeshin nga policia, të njëjtit me shpejtësi e kanë braktisur veturën dhe kanë kapërcyer muret e oborreve në Lagjen e Matoshve në Malishevë duke u larguar në drejtim të panjohur. Vetura e braktisur është sjell në stacion dhe është informuar pronari”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.