Arrestohet hajni nga Serbia

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta, kanë dështuar të marrin me forcë para nga pronari i një dyqani.

Lajme

03/03/2014 12:03

Një hajn nga Kraleva e Serbisë është arrestuar nga Policia e Kosovës teksa ishte në aksion bashkë me një person tjetër të grabisnin një pronarë dyqnai.

Hajnat e maskuar dështuan në tentativën e tyre falë intervenimit të shpejt të pjesëtarëve të policisë së Kosovës të stacionit veri.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20 minuta në veri të Mitrovicës, përkatësisht në dyqanin ushqimor ‘Ivana’, që ndodhet në rrugën ‘Kral Petar’.

Zëvendës drejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka thënë për Kosovapress se duke falënderuar bashkëpunimit të mirë të qytetarëve dhe intervenimit të shpejtë të policisë së Kosovës, një nga sulmuesit, V.N.1994, nga qyteti i Kralevës së Serbisë, është arrestuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.