Arrestohet hajduti i dyerve në Vlorë

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Vlorës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim me akuzën e vjedhjes.

Lajme

06/12/2017 23:10

Finalizimi i operacionit të koduar “Çmontimi” çoi në arrestimin e Maringlen Lalaj, 29 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa bashkëpunëtori i tij A.B është shpallur në kërkim.

Policia thotë se Lalaj në bashkëpunim me shtetasin A.B janë autorë të  vjedhjeve së disa dyerve duralumin, të pallateve në lagjet ”Hajro Çakerri” dhe ”Pavarësia”, ngjarje të ndodhura në datat 2 dhe 5 shjetor 2017.

Këta shtetas dyert e vjedhura i shisnin për qëllime perfitimi materiale.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 dyer, ndërsa po vijon puna për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal te këtyre shtetasve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme, shkruan Ora.