Arrestohet gruaja e vrasësit të Orlandos

FBI ka arrestuar të martën gruan Omar Mateen, personi që vrau 49 persona në një klub nate në Orlando.

Bota

16/01/2017 19:58

Noor Salman po mbahet në paraburgim në California, atje ku jeton familja e saj, por rasti është në Florida, ku burri i saj kreu vrasjet në klubin Pulse.

Detaje të tjera kundër Salman nuk janë bëtë publike menjëherë.

Autoritetet më herët kishin deklaruar se do të hetonin gjithçka lidhur me çështjen. Këtu përfshihet edhe Salman, për t’u kuptuar nëse ajo e dinte planin e bashkëshortit.

Muajin e kaluar, ajo aplikoi për t’i ndryshuar mbiemrit djalit të tyre 3 vjeçar.