Arrestohet gjilanasi që përvetësoi 2.500 euro nga vendi i punës së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili javë më parë kishte marrë 2.500 euro nga vendi ku punonte.

Lajme

10/07/2018 11:22

Arrestimi i tij është bërë të hënën në Gjilan.

“Me 09.07.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me datën e cekur kishte përvetësuar në mënyrë mashtruese një shumë prej 2.500 € nga firma ku ishte duke punuar”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/