Arrestohet gjakovari, i rrahu dy vajzat e tij

Për një kohë një burrë nga Gjakova kishte qëndruar në qendrën e paraburgimit i akuzuar për dhunë në familje.

Lajme

01/10/2018 11:34

Por ndaj të njëjtit gjykata kishte lëshuar vendim duke ia caktuar masën mbrojtëse. Pavarësisht kësaj, ky person sipas Policisë së Kosovës prapë e ka përsëritur veprën e dhunës, duke i sulmuar fizikisht të dy vajzat e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë:

Gjakovë 30.09.2018 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën mbrojtëse të lëshuar nga Gjykata dhe në shtëpi ka sulmuar fizikisht dy vajzat. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.