Arrestohet gazetari rus gjatë raportimit për protestat kundër Trumpit

Përderisa Donald Trumpin e ndajnë vetëm pak çaste nga marrja edhe zyrtarisht e detyrës së presidentit të Amerikës, në rrugët e Uashingtonit kanë shpërthyer protesta të dhunshme.

Bota

20/01/2017 17:49

Gjatë raportimit për këto protesta, është arrestuar nga policia amerikane edhe gazetari i televizionit rus “RT.Com”, Alexander Rubinstein.

Ai edhe pse u’a tregoi kartën e gazetarit autoriteteve policore, po vazhdon të mbahet në paraburgim. /Lajmi.net