Arrestohet futbollisti i njohur kolumbian

Pablo Armero, futbollisti kolumbian është arrestuar të martën në një hotel në Miami Beach pasi e kishte sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sport

01/06/2016 03:40

Sipas raportit të dalur, policia kishte marrur disa ankesa në lidhje me një çift që ishin në një dhomë të hotelit, përcjell lajmi.net

Kur policia hynë në dhomë në dysheme kishte flokë dhe pastaj ata e kanë parë një grua që nuk e kishte një pjesë të flokëve të saj.

Gruaja duke qarë i kishte treguar policisë se kishin dalur së bashku me futbollistin për të pirë dhe kur ishin kthyer ai e kishte sulmuar fizikisht gruan për shkak se ajo kishte refuzuar kryente marrëdhënie intime me të.

Pastaj ajo i kishte treguar policisë se Armero kishte marrë një makinë për qethjen e flokëve dhe i’a kishte hequr flokët asaj.

Armero kishte thënë se vet gruaja e tij i kishte thënë atij për t’ia prerë flokët.

Viktima i ka thënë policisë se nuk është hera e parë dhe se ka një histori të gjatë të dhunës nga futbollisti, por kjo ishte e tepërt.

Zyrtarët e kanë arrestuar Armeron ndërsa nga hoteli askush nuk ka dashur të prononcohet.

Pablo Armero, njihet për aftësitë e tij si mbrojtës i krahut të majtë dhe ka luajtur për ekipe të njohura si Udinese, West Ham, Napoli e Milan, gjithashtu ai ishte edhe pjesë e kombëtares kolumbiane./lajmi.net