Arrestohet Fero!

Para pak çastesh Policia e Kosovës ka arrestuar reperin e label-it On Records, Feron.

ShowBiz

22/03/2018 17:26

Mësohet se menaxheri i reperit, Met Elshani së bashku me truprojën e label-it, gjenden momentalisht në Stacionin e Policisë, me dyshim se ata janë hakmarrë ndaj grupit që kanë rrahur reperin Fero para dy ditësh, shkruan Indeksonline.

Ngjarja ka ndodhur në Albi Mall, pasi reperi kishte shikuar një film, ndërsa është sulmuar nga katër persona, ku njëri nga ta e kishte kërcënuar edhe me armë.