Arrestohet edhe personi i dytë që nuk i ndihmoi plakut i cili vdiq në rrugë

Është arrestuar edhe personi i dytë lidhur me vdekjen e të moshuarit që nuk iu ofrua ndihma në Gjilan.

Lajme

11/07/2017 12:07

Lajmin e konfirmoi prokurori Agron Uka.

Dy dëshmitarë janë dëgjuar deri më tani në lidhje me mosofrimin e ndihmës të moshuarit.

KALLXO.com shkroi sot për arrestimin e një personi në lidhje me këtë rast.

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se ka arrestuar një person, me akuzën se nuk i ka ofruar ndihmë të moshuarit që vdiq në rrugë para disa ditësh.

Sipas policisë, pas pamjeve nga një video që qarkulloi në internet, është identifikuar një shofer i kamionetës dhe është arrestuar.