Arrestohet edhe një tjetër imam

Një tjetër imam i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) është arrestuar këtë javë për përfshirje të terrorizëm dhe gjuhë të urrejtjes.

Lajme

17/10/2014 11:06

Burime të Express bëjnë me dije se ai është imami R.T. nga Hani i Elezit.

Express ka pritur një përgjigje për këtë rast nga Policia për më shumë se dy ditë, por ata nuk e kanë mohuar lajmin.

Ky imam, siç merr vesh Express ka qenë ligjërues në OJQ-në tashmë të mbyllur, “Parimi” në Kaçanik, derisa është imam në një fshat në Han të Elezit.

Sipas kësaj gazete, në Kaçanik funksiononin dy OJQ të vetë-paraqitura si islame për llogari të grupeve terroriste në Siri e Irak, “Rinia Islame Kaçanik” e krijuar nga terroristi Lavdrim Muhaxheri dhe OJQ-ja e regjistruar në Qeverinë e Kosovës, “Parimi”, tashmë e mbyllur.