Arrestohet edhe një i dyshuar për terrorizëm

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar para pak minutash edhe një person, në vazhdën e aksionit për arrestimin e të dyshuarve për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak, si pjesëtarë të organizatave terroriste ISIS dhe Al-Nusra.

Lajme

13/08/2014 21:10

N. Abdyli dyshohet se ka qenë pjesë e rrjetit të grupit të të arrestuarve të cilët janë arrestuar të martën dhe dyshohen për pjesëmarrje dhe bashkëpunim me organizatat terroriste ISIS dhe Al-Nusra.

Për të pandehurin ka ekyistuar fletarrestimi nga Prokuroria Speciale në Prishtinë.

Mësohet se policia do të vazhdojë edhe më tej me operacionin për arrestimin e të kërkuarve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrje në luftërat në Lindje të Mesme.