Arrestohet Driton Hajdari

Driton Hajdari, njëri prej të akuzuarve në rastin “Bllaca 2”, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Ai ishte arratisur nga shtëpia e tij në dhjetor të vitit 2012.

Lajme

05/03/2014 20:23

Është arrestuar Driton Hajdari i cili ishte arratisur nga shtëpia e tij nga dhjetori i vitit 2012.

Brahim Sadria, zyrtar i informim në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar për KosovaPress, arrestimin e Driton Hajdarit.

“Sot rreth orës 14:00 në Prishtinë, bazuar në urdhër-arrestin që e ka pasur në Gjykatën Themelorë të Prishtinës, është arrestuar Driton Hajdari. Ai është arrestuar nga njësiti policor i vendit, normalisht pasi që ky është i dënuar, në këto raste konsultohet prokurori dhe është dërguar në qendrën korrektuese, në qendrën e paraburgimit”, tha Sadrija për KosovaPress.

Driton Hajdari është njëri prej të akuzuarve në rastin “Bllaca 2”. Ai akuzohet për vrasje të rëndë në tentativë të dy zyrtarëve të LDK’së, Ismet Arifit dhe Adem Salihajt.

(Kosovapress)