Arrestohet deputetja Bogujevci dhe 7 aktivistë të VV-së. Hodhën ngjyrë në drejtim të policisë

Pas një aksioni para policisë së Kosovës ku u hodh ngjyrë nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, policia e arrestoi deputetetn Saranda Bogujevci.

Lajme

17/08/2018 12:27

(I plotësuar) – Policia e Kosovës arrestoi 8 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE, gjatë ditës së sotshme, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës, teksa po zhvillonin aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave.

Të arrestuar janë: Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Arta Berisha, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi.

……………………………………………………………………………….

Bogujevci u kap nga policia pasi që përfundoi fjalimin.

Arrestimi i saj u kundërshtua nga aktivistet të cilët filluan të përleshen me policinë.

Të arrestuarit sipas VV-së janë Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi.