Arrestohet “çetniku” Eric Frein

Policia amerikane ka arrestuar njeriun më të kërkuar në Shtetet e Bashkuara që prej 12 shtatorit, të dyshuarin për vrasjen e një ushtari dhe plagosjen e një tjetri në Pensilvania.

Bota

31/10/2014 13:41

Sipas CNN, policia ka njoftuar  se 31 vjeçari Eric Frein është kapur pa rezistuar dhe pa kushte.

Vrasësi i dyshuar është parë në mes të policëve me hundë të gjakosur, por policia ka mohuar ta ketë rrahur, dhe se prerjet në fytyrë i ka pasur përpara se të arrestohej.   

Ndjekja prej gati shtatë javësh nuk e kishte zmbrapsur policinë për ta kapur të dyshuarin, që me uniformën çetnike serbe të veshur, kishte treguar se ishte simpatizantë i zjarrtë i çetnikëve serbë.     

Frein ishte fshehur në një zonë të gjerë të pyllëzuar të Pensilvanisë verilindore, që sipas zyrtarëve ai e njihte shumë mirë.

Policia, përkundër se nuk dorëzohej, sipas CNN, kishte edhe frikë nga përballja me të dyshuarin për vrajen e ushtarit, pasi kishte të dhëna se ai mbante me vete edhe një pushkë-snajper.  

Por pas disa javësh në arrati, Frain për mungesë ushqimi apo ndonjë arsye tjetër, ishte ulur në një kazermë të braktisur në periferi të Pensilvanisë, ku u kap pa rezistuar nga polici.  

“Ai ishte i lodhur, i strukur dhe në momentin ku u kap nuk ishte i armatosur”, njofton CNN, transmeton lajmi.net

Ndërkohë prokurori i Qarkut, Raymond Tonkin u tha gazetarëve se ai ka ndërmend të kërkojë dënimin me vdekje kundër Frein.

“Familja e ushtarit të vrarë, e ushtarit të plagosur dhe Policia e Shtetit në Pensilvaninë, kanë pësuar një dëm të paimagjinueshme, të papërshkrueshëm”, tha Tonkin, duke theksuar se Frein tashmë është i akuzuar për kryerjen e krimeve të shumta, duke përfshirë vrasje të shkallës së parë, vrasje e një zyrtari në krye të detyrës, vrasje në tentativë dhe posedim të armëve të shkatërrimit në masë.