Arrestohet 49 vjeçari me kafe kontrabandë

Një 49 vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Kukësit, pasi akuzohet për “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.

Lajme

25/02/2016 10:15

Policia ka bërë të ditur se në pranga ka përfunduar shtetasi Fikri Jonuzi, banues në Kukës.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën në pronësi të këtij shtetasi, në zonën industriale Kukës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 34 thasë me kafe, me peshe totale 2040 kilogramë, si dhe një sasi pije alkoolike të ndryshme për të cilat nuk dispononte faturë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”dhe “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”.