Arrestohen tre persona për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Me ndihmën e qytetarëve të ndërgjegjshëm është konfirmuar identiteti i personave fotografitë e të cilëve u publikuan si të involvuar në ngjarjen penale juridike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga 27 prilli, informoi sonte Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

Lajme

17/10/2017 21:27

“Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë shpreh falënderim deri te të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm me ndihmën e të cilëve është konfirmuar identiteti i personave fotografitë e të cilëve u publikuan. Me urdhër të Prokurorisë Publike, tre personat janë privuar nga liria”, thuhet në kumtesën e PPRM-së.

Fotografitë dhe thirrja deri te qytetarët për njohjen e tyre u publikuan në pajtueshmëri të nenit 277 nga Ligji për procedurë penale, pas aprovimit të dhënë paraprakisht nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.