Arrestohen tre persona në Prishtinë, kryen vjedhje si nëpër filma

Njësiti i hetimeve, që operon në kuadër të rajonit të Prishtinës ka arrestuar tre persona. Të dyshuarit me datën 13 mars 2017, në stacionin policor të Fushë Kosovës, kishin sulmuar fizikisht viktimat (njëri nga viktimat është sulmuar me çekan në kokë), dhe nën kërcënimin e armës nga ta kanë marrë një shumë parash (rreth 6000).

Lajme

21/03/2017 16:20

Operacioni është zhvilluar në rajonin e Skenderajt, ku pas bastisjeve në dy lokacione, lidhur me këtë rast policia ka sekuestruar një automjet të tipit BMW, dy telefona mobil etj.

Personat e dyshuar:

K.H,  mashkull, 22  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A.S,   mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

L.Z,  mashkull, 32  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Me rekomandimin e Prokurorit të shtetit,  janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ndërkohë që hetuesit policor kanë zgjeruar rrethin e hetimeve pasi që nga puna e kryer deri tani, janë ngritur dyshime se po të njëjtit persona mund të jenë të përshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë (grabitje të armatosura).