Arrestohen tre persona, e futën me dhunë një qytetarë në veturë dhe e rrahën

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar pasi të njëjtit e kishin sulmuar një person derisa kishte qenë në kafiteri.

Lajme

30/06/2018 11:16

Sipas Policisë, viktima deri sa ishte në kafiteri me dhunë e kishin futur në veturën e tyre dhe ishin larguar.

“Viktima është paraqit në stacion policor me lëndime trupore ku ju ka ofruar ndihma mjekësore, sipas tij me të dyshuarit kishte pas një mosmarrëveshje për një borxh. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Rasti është hapur për “privim i kundërligjshëm i lirisë, lëndim i lehtë trupor”. /Lajmi.net/