Arrestohen të dyshuarit që falsfikuan 40 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të parave.

Lajme

16/02/2019 12:23

Gjatë këtij operacioni të policisë janë sekuestruar 399 copë kartëmonedha nga 100 euro të cilat dyshohet të jenët ë falsifikuara, shkruan lajmi.net

Gjatë kontrollit janë konfiskuar edhe 2 telefona dhe një veturë.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptarë  nën dyshimin se kanë kryer veprën penale falsifikim i parasë, vënie në qarkullim si të vërteta. Gjatë një operacioni policor  është arritur të sekuestrohen 393 copë kartëmonedha prej 100€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve si dëshmi materiale janë konfiskuar edhe 2 telefona dhe një veturë.  Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Lajmi.net/