Arrestohen të dyshuarit për vrasjen e Slavko Curuvijas

Policia serbe ka konfirmuar se ish kreu i agjencisë së spiunazhit të Beogradit, Milan Radonjic dhe Shefi i Operacioneve Ratko Romic janë arrestuar nën dyshimin se kanë planifikuar vrasjen e Slavko Curuvijas jashtë apartamentit të tij në Beograd në vitin 1999.

Lajme

14/01/2014 14:09

Dy ish pjesëtarë të shërbimit sekret serb janë arrestuar sot si të dyshuar rreth vrasjes së një gazetari dhe botuesi të pavarur serb 15 vjet më parë në beograd.

Policia serbe ka konfirmuar se ish kreu i agjencisë së spiunazhit të Beogradit, Milan Radonjic dhe Shefi i Operacioneve Ratko Romic janë arrestuar nën dyshimin se kanë planifikuar vrasjen e Slavko Curuvijas jashtë apartamentit të tij në Beograd në prill të vitit 1999. Vrasja ndodhi gjatë kohës sa NATO po ndërmerrte operacionin e bombardimeve ajrore jugosllave për shkak të Kosovës.

Slavko Curuvija, gazetar serb i vrarë gjatë bombardimeve të NATO’s në vitin 1999

Curuvija ka qenë kritik i ashpër i Presidentit të atëhershëm autokrat jugosllav Slobodan Milosevic dhe ishte përmendur nga gruaja e tij Mira Markovic si mbështetës i bombardimeve të NATO’s. Familja dhe miqtë e gazetarit e kanë akuzuar Markovicin se ka urdhëruar vrasjen.

Dështimi [për t’i gjetur vrasësit e Slavko Curuvijas ka rënduar mbi të gjitha qeveritë serbe deri më tani.