Arrestohen qiraxhinjtë nga Anglia dhe Jordania pasi kërcënuan pronarin e shtëpisë

Në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tre shtetas të huaj.

Lajme

04/02/2019 14:49

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë në rrugën “Mustafë Kuraj”, janë arrestuar tre shtetas të huaj, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, një anglez dhe dy jordanezë kanë kërcënuar pronarin e shtëpisë ku po banonin me qira pas një mosmarrëveshjeje.

Policia ka njoftuar se viktima, pra pronari i shtëpisë, ka pranuar trajtim mjekësor si pasojë e shqetësimit, shkruan më tutje lajmi.net.

Ndërkaq të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri prej tyre dërgohet në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/