Arrestohen pronarët e APEX Games

Burime të lajmi.net kanë bërë të ditur për arrestimin e tre të kërkuarve. Bëhet e ditur se janë arrestuar pronarët e Apex Games, Astrit dhe Arben Krasniqi si dhe sekseri Arben Neziri, të cilët akuzohen për kërcënim dhe haraç.

Lajme

28/10/2013 10:51

Lokali i lojërave të fatit “Apex Games” është bllokuar sot në orët e hershme të mëngjesit nga njësitet speciale të Policisë së EULEX’it dhe Policisë së Kosovës.

Rreth 20 pjesëtarë të armatosur të policisë, me maska në fytyrë, po qëndrojnë në lokalet e kësaj kompanie në afërsi të Kinemasë ABC, te Kompleksi Qafa në Prishtinë.

Burime të lajmi.net kanë bërë të ditur për arrestimin e tre të kërkuarve. Bëhet e ditur se janë arrestuar pronarët e Apex Games, Astrit dhe Arben Krasniqi si dhe sekseri Arben Neziri, të cilët akuzohen për kërcënim dhe haraç.

Zëdhënësi i EULEX’it, Blerim Krasniqi ka konfirmuar për lajmi.net se ky operacion është nisur me urdhër të prokurorisë speciale të EULEX’it.

Ai ka thënë se, për momentin, nuk mund të japë më shumë detaje rreth operacionit.

Po sot Policia e Kosovës ka rrethuar një pjesë të Parkut të qytetit të Prishtinës. Mediat raportojnë se atje pas mesnatës ka pasur të shtëna me armë zjarri, dhe se ende nuk dihet motivet dhe as të dyshuarit e përfshirë në këtë rast. Trupat policore po vëzhgojnë vendin e ngjarjes. Mësohet se të shtënat janë bërë në drejtim të një veture. Megjithatë, për rastin në fjalë ende nuk ka të arrestuar.