Arrestohen pesë xhihadistë të dyshuar në Austri

Pesë persona me prejardhje çeçene, të cilët janë ty dyshuar si xhihadistë, janë arrestuar të enjten në Vjenë në dy aksione të ndara.

Bota

26/03/2015 19:12

Sipas policisë austriake janë arrestuar dy azilantë çeçenë, Soslan D. (28) dhe Shemil K. (31), të cuilët në vitin 2013 dhe në shtator të vitit 2014 ishin larguar nga Austria dhe, sipas pohimeve të policisë, ata kanë luftuar në anën e grupit Shteti Islamik (IS).

Tash për tash nuk është e qartë përse ata dy ia kanë kthyer shpinën xhihadit dhe IS-it.

Njëkohësishht me këtë aksion të arrestimit dhe bastisjes së dy banesave të azilantëve çeçenë, në Vjenë u arrestuan edhe dy meshkuj të tjerë, gjithashtu me origjinë çeçene, si dhe një grua. Këta tre persona janë të dyshuar për organizim të veprave terroriste.

Sipas informatave të para, këta tre të fundit nuk kishin qenë të angazhuar në luftë si xhihadistë, por persona që janë radikalizuar dhe e kanë pasur ndërmend të udhëtojnë për në Siri.