Arrestohen personat që sulmuan fizikisht Feron!

Mbrëmë rreth orës 23:50 reperi Feronit Shabani i njohur si Fero është sulmuar fizikisht nga katër persona.

ShowBiz

22/03/2018 15:17

Policia është marrë me rastin dhe sot ka arrestuar katër të dyshuarit, shkruan lajmi.net

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj në një prononcim për lajmi.net

‘’Sot njësitet policore të stacionit jugu në Prishtinë kanë arrestuar katër persona të dyshuar për lëndim trupor që ka ndodhur me datën 20.03.2018, në lagjen Veterrnik ne Prishtine. Personat e dyshuar D.D (1999), A.S (1997), R.Y. (1998) dhe L.U. (1998), pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë”, tha Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës’’, tha ajo.

Ndërsa sa i përket asaj që thuhej se Fero është kërcënuar me armë ajo tha se kemi të bëjmë me një shkrepsë në formë të armës.

‘’Policia ka arrit që nga të dyshuarit të konfiskoj një shkrepse në formë të armës”../Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BglRNbbgCfX/?hl=en?&taken-by=ferofera