Arrestohen kreu i Komunës dhe shefi i urbanizimit i Ksamilit

Policia e Sarandës ka arrestuar të mërkurën për shpërdorim detyre kreun e Komunës së Ksamilit, Besnik Abedini si dhe shefin e Urbanistikës së zonës, Fatos Malaj.

Lajme

01/10/2014 22:17

Kryekomunari Abedini bashkë me vartësin e tij akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ata kanë dhënë 15 leje ndërtimi në kundërshtim flagrant me ligjin për planifikimin e territorit.

Bëhet fjalë për disa leje të dhëna gjatë periudhës 2012-2013, si dhe në vitin 2014.

Pas hetimit të këtyre lejeve, sektori i antikrimit financiar i Policisë së Sarandës ka arrestuar dy zyrtarët e lartë.