Arrestohen gruaja dhe djali i liderit të ISIS-it al-Baghdadi

Ushtria libaneze ka arrestuar gruan dhe djalin e Abu Bakr al-Baghdadi, liderit të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.

Bota

02/12/2014 09:49

Ata janë arrestuar teksa kanë kaluar kufirin sirian dhe janë futur në Liban, thonë autoritetet e sigurisë, raporton Al Jazeera, transmeton lajmi.net.

Autoritetet libaneze refuzojnë që të japin emrin dhe kombësinë e gruas së arrestuar, e cila është përshkruar si njëra prej grave të Baghdadit.

Gazeta libaneze As-Safir raporton se ushtria libaneze ka kryer këto arrestime në koordinim “me ndihmën e inteligjencës së huaj”.

Thuhet se gruaja e Baghdadit ishte duke udhëtuar me një pasaportë të remë dhe ishte e shoqëruar me njërin prej djemve të saj.  (Lajmi.net)