Arrestohen fajtorët për vdekjen e 70 migrantëve, në kamion ishin edhe 4 fëmijë

Në kamionin frigorifer, të gjetur në autostradë në afërsi të qytetit Parndorf të Austrisë ishin 71 trupa të vdekur të migrantëve, 59 meshkuj, 8 femra dhe 4 fëmijë, ku njëri prej tyre një vajzë e moshës dy vjeçare, kanë bërë të ditur sot autoritetet austriake.

Bota

28/08/2015 14:27

Në lidhje me rastin policia hungareze ka arrestuar tre shtetas bullgarë dhe një afgan, transmeton lajmi.net.

Autoritetet policore thanë se në mesin e viktimave, shumica ishin sirianë.

Hetimet e policisë gjithashtu treguan se kamioni me migrantët vdekur ishte e parkuar në korsinë e emergjencës së autostradës për të paktën 24 orë para se ai të zbulohej.

Kamioni frigorifer ishte nisur nga Hungaria për në Austri në orën 21:00, dhe ishte lënë i parkuar në autostradë të enjten në mëngjes, pas pesë ose gjashtë orë udhëtim. /lajmi.net