Arrestohen fajdexhi nga komuna e Podujevës

Policia e Kosovës njofton se sot kanë realizuar dy bastisje në Prishtinë dhe Bellopojë të komunës së Podujevës.

Lajme

24/04/2015 16:39

Me këtë rast janë arrestuar katër të dyshuar nga familja Kadriu, M. Kadriu 68 vjeç, A. Kadriu 40 vjeç, A. Kadriu 33 vjeç, si dhe A. Kadriu 26 vjeç.

Që të gjithë ata dyshohen për përfshirje në disa raste të fajdesë, kanosjes dhe mbajtjes në pronësi të paautorizuar të armëve.

Në ndërkohë që policia ka kryer bastisjen në rrugën “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë ka arritur të gjejë dhe konfiskoj: Një revole të tipit TT, 15 fishekë të kalibrit 7.62 mm,23 mijë e 105 euro, para të gatshme, 50 franga zvicerane si dhe36 dollarë amerikanë.

Ndërkaq në bastisjen e kryer në fshatin Bellopojë, policia ka arritur të gjejë dhe konfiskojë: një revole të tipit TT, 8 fishek të kalibrit 7.62mm, si dhe9 mijë e 415 euro, para të gatshme.

Aktualisht hetuesit e stacionit policor Qendra bashkërisht me Prokurorin e shtetit janë duke bashkërenduar veprimet e tyre hetimore dhe po punojnë për të zgjeruar horizontin e hetimeve për të ndriçuar edhe ndërlidhjen eventuale të këtyre personave me raste të tjera të të njëjtës natyrë.

Personave të arrestuar pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe aktualisht policia po punon për të përfunduar të gjitha veprimet e nevojshme procedurale para se rasti ti kaloj Gjykatës.