Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 14 vjeçarit

Policia e Kosovës ka arrestuar L.S dhe A.S nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të vrasjes dhe plagosjes në rastin e vrasjes së 14 vjeçarit në oborrin e shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë.

Lajme

09/01/2014 09:07

Policia e Kosovës mbrëmë ka arritur të identifikojë dhe më pas të arrestojë dy të dyshuar për vrasjen e 14 vjeçarit në oborrin e shkollës “Elena Gjika”.

Personat e dyshuar janë L.S (mashkull) 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është i dyshuari kryesor për vrasje dhe plagosje, si dhe i dyshuari tjetër është A.S (mashkull) 24 vjeç, shtetasi Republikës së Kosovës, si i dyshuar për bashkëveprim në kryerjen e vrasjes.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dy të arrestuarit janë dërguar në qendrën rajonale të mbajtjes në Prishtinë, derisa të kryen të gjitha procedurat e nevojshme hetimore procedurale lidhur me rastin, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Vrasja e 14 vjeçarit e cila ndodhi dje në rrugën “ Ilir Konushevci”, në oborrin e shkollës fillore “Emin Duraku”, dyshohet të jetë kryer për motive të hakmarrjes.