Arrestohen dy serbë në Istog, dyshohen për vjedhje

Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Istog, në bashkëpunim me njësitë tjera dhe në bashkëpunim me qytetarët e Istogut dhe fshatit Osojan, gjatë një pune operative – hetimore, ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë dy persona të dyshuar, që në bashkëpunim kanë kryer vjedhje nëpër territorin e këtij fshati.

Lajme

04/02/2018 17:15

Policia e Kosovës, stacioni policor në Istog, me qëllim të ngritjes së sigurisë në zonën e përgjegjësisë që ka, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve dhe në zbulimin e kryesve të veprave penale të të gjitha fushave, vjedhjeve, vjedhjeve të rënda, pengimin dhe kapjen e kryesve të veprave të ndryshme penale, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna me ligj.

Këto vepra penale, kryesisht janë vjedhje të rënda të ndodhura në shtëpi, banesa dhe dyqane afariste të qytetarëve të fshatit Osojan-Istog.

Personat e dyshuar që janë arrestuar dhe proceduar tutje për një nga këto raste janë:

ZH.Z. (m/k/serb, 33 vjeçar),

L.SH. (m/k/serb, 51 vjeçar).