Arrestohen dy prishtinas pasi rrahën me shufra metalike viktimën

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit për shkaqe të panjohura, brenda një ordinance, e kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta-shufra metalike, viktimën mashkull.

Lajme

11/09/2015 16:40

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, të mërkurën në mbrëmje, ndërsa sot policia ka arritur të bëjë arrestimin e  tyre, raporton lajmi.net.

Sipas policisë viktimës i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./lajmi.net.