Arrestohen dy persona të dyshuar për  tentim vrasje dhe grabitje 

Policia e Kosovës thotë se ka marrë informatë se në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një person është sulmuar me mjetë të fortë (shufër) dhe të njëjtit më pas i janë grabitur një shumë e parave.

Lajme

18/05/2017 12:11

Bëhet fjalë për viktimën: E. M  mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni zyrtarët policor të stacionit të Podujevës,  me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg  veprimesh operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikim dhe arrestimin e dy personave të dyshuar”, thotë Policia.

I dyshuari i parë, G. A  mashkull, 19 vjeç, shtetas i ë Kosovës, është arrestuar pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja, dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave fillestare policore me urdhër të  Prokurorit të Shtetit, është dërguar  në qendrën të ndalimit.

Po sipas Policisë, i dyshuari i dytë, A. H  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Kosovës, është arrestuar nga ana e policisë sot rreth orës 09:00, i cili po ashtu  me urdhër të  Prokurorit të Shtetit, është dërguar  në qendrën të ndalimit.

Aktualisht zyrtarët policor thonë se po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që ndaj personave të dyshuar,  janë hapur dy raste, tentim vrasje dhe grabitje./Lajmi.net/