Arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda.

Lajme

09/11/2018 16:07

Njësitet policore të stacionit të Podujevës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Rastet kanë ndodhur në fshatrat e Komunës së Podujevës, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore ku kryesisht janë vjedhur gjësende të ndryshme, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Siç thuhet në njoftim, puna e hetuesve të stacionit policor të Podujevës, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar ditën e djeshme, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që në një shtëpi të pabanuar në fshatin Dobërdol të komunës së Podujevës të arrestojnë dy të dyshuar:

K.G. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për tetë vjedhje të raportuara) si dhe, K.A mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për tetë vjedhje të raportuara).

Po ashtu në njoftim thuhet se në koordinim më prokurorin kujdestar hetuesit policor kanë kryer një bastisje në shtëpinë ku janë arrestuar të dyshuarit, me ç’rast kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura si dhe një sasi substance të dyshuar që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shteti janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedural lidhur me rastet që dyshohet të jenë të përfshirë të arrestuarit. /Lajmi.net/