Arrestohen dy persona që kishin kryer vjedhje vitin e kaluar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona për vjedhje.

Lajme

22/01/2019 09:26

Më 14 tetor të vitit të kaluar, dy persona në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë kishin kryer vjedhje, raporton lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, këta persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/