Arrestohen dy persona për tentim vrasje te “Sami Frashëri”

Policia ka arrestuar dy persona për incidentin e djeshëm të shkolla “Sami Frashëri”.

Lajme

13/06/2018 09:55

Sipas policisë, ka të bëj me një rast vrasje e rëndë në tentativë, ku nga arma e zjarrit kanë pësuar lëndime dy persona:  Z. J, mashkull , 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe N.U, mashkull , 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar për trajtim, trasnemton lajmi.net.

Si rezultat i kësaj, rreth orës 23:00, policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy persona të dyshuar, ata janë N.S, mashkull , 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F.A. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Dje rreth orës 17:00, policia ka marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast vrasje e rëndë në tentativë, ku nga arma e zjarrit kanë pësuar lëndime dy persona:

* Z. J, mashkull , 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

* N.U, mashkull , 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar

në QKUK për trajtim mjekësor.

Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Si rezultat i kësaj, rreth orës 23:00, policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy persona të dyshuar.

> N.S, mashkull , 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

> F.A. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i dyshuar, i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë.

Lexo edhe:

Dy të plagosur te “Sami Frashëri”, policia tregon rreth ngjarjes /VIDEO-FOTO