Arrestohen dy persona në Prizren, posedonin tableta me ekstazi

Në kalanë e qytetit të Prizrenit policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj.

Lajme

16/07/2018 10:58

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit tek njëri janë gjetur një sasi e substancave së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në peshë 9.78 gr. si dhe 40 tableta ekstazi, ndërsa tek tjetri janë gjetur shtatë tableta me ekstazi, 1.19 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dhe 665 € para të gatshme.

Substanca narkotike është konfiskuar, ndërsa me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar 48 orë në qendrën e mbajtjes./Lajmi.net/