Arrestohen dy persona në Prishtinë të dyshuar për vjedhje të rëndë

Sot rreth orës 04:00, zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, kanë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar, deri sa po tentonin të kryenin një vjedhje në rrugën “Sylejman Vokshi”në Prishtinë.

Lajme

17/04/2018 11:23

Përmes linjës emergjente policia ka pranuar informatën,  për një vjedhje në progres dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, dhe  kanë ndërmarrë një aksion të shpejtë, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar;

K.Y, mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

GJ.K, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjithashtu për ekzaminim më të thellë nga ana e policisë, është konfiskuar edhe vetura Pegueot me targa të Republikës së Kosovës, në të cilën është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar narkotike.

Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë si dhe rreth 20 raste të tjera të natyrës së njëjtë në të cilat  dyshohet të jetë i përfshirë njëri prej të arrestuarve./Lajmi.net/