Arrestohen dy persona në Lipjan për vjedhje të rënda

Sot njësitet policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një persona të dyshuar për (katër) vjedhje të rënda dhe një tjetër person për pranim të mallrave të vjedhura.

Lajme

12/06/2018 15:41

Rastet kanë ndodhur në fshatin Kojske të Lipjanit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore ku janë vjedhur pajisje shtëpiake, stoli ari e gjësende të tjera që arrijnë një vlerë të konsiderueshme (vlera e saktë nuk dihet).

Puna e hetuesve të stacionit policor të Lipjanit, lidhur me rastet në fjalë,  është finalizuar sot , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar:

T.A. mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për katër vjedhje të raportuara) dhe

A. H. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për pranim të mallrave të vjedhura)

Gjatë operacionit, hetuesit policor të stacionit të Lipjanit, kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura.

Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë. /Lajmi.net/