Arrestohen dy ish punëtorë të Komunës së Prishtinës

Policia ka arrestuar sot dy ish punëtorë të Komunës së Prishtinës. Komuna e Prishtinës nuk ka asnjë informacion tjetër, përveç se dy të arrestuarit tashmë janë në pension. Zëdhënësi Adonis Tahiri thotë se për këtë rast tjetër gjë nuk di.

Lajme

20/02/2014 11:00

Dy ish punëtorë të Komunë së Prishtinës janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, ka thënë se vetëm dihet që këta dy persona të cilët kanë punuar në Komunë, tashmë janë në pension.

Ai tha për lajmi.net se Komuna e Prishtinës nuk ka asnjë informacion tjetër lidhur me këtë rast.

“Sot ne na është dhënë informacioni që dy ish punëtorë, pensionistë tashmë, janë arrestuar dhe  absolutisht asgjë tjetër më shumë nuk dimë”.

“Nuk kemi ndonjë informacion tjetër përveç se janë arrestuar dy punëtorë që tashmë janë pensionuar”, ka thënë Adonis Tahiri për lajmi.net.