Arrestohen dy gazetarë francezë, dyshohen për shantazh kundër mbretit të Marokut

Dy gazetarë francezë u arrestuan sot në Paris, të dyshuar se i kishin bërë shantazh mbretit të Marokut , Mohammed VI,duke i kërkuar tre milionë euro për mospublikimin e një libri që përmbante informacione kompromentuese, bëri të ditur një burim gjyqësor.

Bota

27/08/2015 22:24

“Gazetarët, Eric Laurent dhe Catherine Graciet u arrestuan pas një takimi me një përfaqësues të Marokut, ku kishin marrë edhe paratë”, theksoi një burim i afërt me këtë çështje.

“Ata u vendosën në paraburgim në kuadër të një informacioni gjyqësor për tentativë grabitjeje dhe shantazh”, shtoi i njëjti burim./ATSH