Arrestohen dy durrsakë me armë në Tiranë

Dy persona u ndaluan mbrëmjen e sotme në kryeqytet për armëmbajtje pa leje.

Lajme

29/09/2015 23:38

Efektivët e komisariatit nr. 5, në sajë të operacionit të koduar “Nënkalimi”, kapën në flagrancë shtetasin Valentin Kaci, banues në Durrës dhe Gazmir Vogli, edhe ky banues në Durrës.

Policia sekuestroi edhe armët që posedonin dy shtetasit, dy pistoleta, një tip “Zastava” dhe një TT të cilët e mbanin pa leje. Armët u gjendën në automjetin tip “Benc C klas”, në ngjyrë të zezë, i cili gjithashtu u sekuestrua.

Ende nuk ka ndonjë informacion për dy shtetasit. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme. /shekulli